Bota

I hodhën filmat pornografik, 40-vjeçari i kërkon prindërve 87 mijë $






               Publikuar në : 16:50 - 15/04/19 |
mapo.al

Një 40-vjeçar nga Indiana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka paditur prindërit e tij për hedhjen në plehra të një koleksioni pornografik dhe kërkon prej tyre një dëmshpërbim financiar prej gati 87 mijë dollarë.


40-vjeçari i paditi prindërit e tij javën e kaluar në Gjykatën federale të Michiganit. Madje, në padi përfshihet edhe një bisedë “e mail-i” nga babai për të birin, ku thuhej: Të bëra një nder të madh, duke të shkëputur nga gjithë ai material. Prokurori i kantonit Ottawa refuzoi të ngrinte akuza për prindërit, prej të cilëve 40-vjeçari kërkon tashmë një dëmshpërbim financiar sa trefishi i vlerës së koleksionit.

12 kutitë me filma dhe revista me “pullë të kuqe”, që ai i vlerëson rreth 29 mijë dollarë, janë hedhur 10 muaj pasi burri në moshë u largua nga shtëpia e prindërve të tij për në shtëpinë e tij të re në Muncie të Indianës. Ai u detyrua të zhvendosej tek to në vitin 2016 pasi u divorcua nga bashkëshortja.


Etiketa: , ,

Pas