Nënë Liza, një nga protestueset më të spikatura të protestës kundër prishjes së banesave te 5 Maji, ka folur për herë të parë pas incidentit që i ndodhi gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve, ku një grua i hoqi mikrofonin.
Nënë Liza tha se gruaja është e identifikuar si Drita Arapi, nëna e dy punonjësve të bashkisë, e cila i ndërpreu fjalën qëllimisht për të mos e lënë të fliste.
“Sa kam filluar të flas ka ardhur Drita Arapi. Kam dal për hallet e mia për shtëpinë time dhe për çmimet po flisja.
Unë e mora vesh shumë mirë se kush është. Unë nuk kisha dal të kapesha me atë, por kam dal për shtëpinë time dhe hallet e miaj, për fëmijët e mi që i kam rrugëve. Ne kërkojmë nga kryetari i bashkisë që të nëa strehojë. Ra tërmeti, ra korona por tërmeti më i madh është shteti. Nuk ka bërë vaki të bëjë shteti me popullin e vet kështu. Pallatet i kanë gati nuk opo fusin njerëz brenda, pse most ë strehohemi ne. Kemi marrë një shtëpi me qera.
Shteti ka me bë ndërtime me prish shpija dhe nuk ka me unë nuk do ik prej protestës, do dal përditë të protestoj. Ajo mos të më dali më, nëna e atyre të bashkisë. Njëri i merr 600 mijë tjetri 590 mijë, ndërsa unë me 100 mijë lekë. Të bëjmë llogarit sa merra ajo dhe marr sa marr unë.Unë me 100 mijë lekë pension ku të jetoj, të jetoj në rrugë të madhë? Nuk ka bërë vaki që një shtet të nxjerrë plakat dhe pleqtë në rrugë të madhe”, tha ajo në një pronocim për mediat.