fbpx

ShowBizz

I humb “koka” 11 mijë $, Leto ofron shpërblim kujtdo që ia gjen






               Publikuar në : 13:53 - 09/10/19 |
mapo.al

Aktori i njohur Jared Leto ka humbur së fundmi “kokën” e tij dhe ofron një shpërblim për këdo që do ia gjejë. Bëhet fjalë për kokën 11 mijë dollarëshe, të krijuar më dyll nga firma e modës Gucci, të cilën aktori e mbajti në dorë teksa parakaloi në tapetin e kuq të “Met Gala”.


Ai foli rreth “kokës” së tij në një intervistë për “GQ”, pasi u pyet se çfarë bëri me të pas ceremonisë vjetore që organizohet për mbledhjen e fondeve ndaj Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan në New York.



“Nuk e kam idenë se ku ka përfunduar koka dhe mendoj se dikush mund ta ketë vjedhur. Nëse dikush e gjen, i lutem ta kthejë në dyqanin më të afërt Gucci”-u shpreh Leto.


Etiketa:

Pas