Korçë– Katër persona janë arrestuar për transportim të 21 emigrantëve të paligjshëm me qëllim kalimin në vendet e BE-së.
Bëhet fjalë për Silvi Leka, 20 vjeç, Sulejman Ylli, 20 vjeç, Edison Dema, 22 vjeç dhe Fatmir Farruku 21 vjeç, banues në fshatin Burizanë të Krujës.
Ata u arrestuan në dalje të qytetit të Maliqit teksa po transportonin me makinë tip “Benz” dhe “Range Rover” 21 emigrantë drejt Tiranës. Sipas njoftimit policor, të arrestuarit u merrnin emigrantëve të paligjshëm 500 euro kundrejt kalimit të tyre drejt vendeve të BE-së.
Silvi Leka është shpallur dy herë në kërkim, nën të njëjtën akuzë, për transportim të emigrantëve të paligjshëm. Ai arriti t’i largohej policisë më datë 5 gusht, ku së bashku me dy persona të tjerë po transportonte 3 emigrantë.