Aktualitet

I iku policisë me ‘Benz’, i arrestuari: Kisha frikë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:00 - 27/07/21 |
mapo.al

“Nuk ndalova pasi u ndjeva i frikësuar”. Kështu ka deklaruar në polici personi i cili iu largua uniformave blu me një “Benz”, duke mos iu bindur urdhrit për të qëndruar dhe hapur derën e mjetit.






G.Cani, u ndalua pak pas largimit, ndërsa policia po heton rolin e tij në aktivitetin kriminal në kuadër të një operacioni antidrogë që u zhvillua sot në Tiranë.


Ndërkohë nga ana tjetër, sipas News24 një nga 5 personat e ndaluar në këtë operacion është edhe Erjon Prenga, që dyshohet të jetë organizatori i aktiviteti kriminal.







Policia kishte informacion që do të bëhej shkëmbim droge dhe takimet ishin zhvilluar në zyrën ku jepeshin makina me qira që duket dhe në videot e filmuara dhe të bëra publike.



Erjon Prenga dhe miku i tij u kapën në një automjet tjetër tip “Volvo”.

Lexo edhe :  Votimi i qeverisë “Rama 3” dhe programi, nis seanca maratonë e Kuvendit


Gazetarja Klodiana Lala thotë se Prenga dyshohet të jetë pjesë e një grupi të fuqishëm kriminal. Krerët e këtij grupi janë të shpallur në kërkim për një ngjarje kriminale të ndodhur dy vite më parë.

Sipas saj, në momentin kur policia ka ndërhyrë është afruar një person i paidentifikuar që do dorëzonte drogën e ndodhur në kutinë e picave, i cili më pas është larguar përmes rrugicave duke hedhur kokainën.

Përveç Prengës, janë ndaluar edhe Altin Gega (Coku), Gentjan Kore dhe Taulant Çoku.

Ndërkohë policia është duke hetuar për lidhjen që mund të kenë këta persona, që u kapen në makinën “Volvo” me drejtuesin e mjetit “Benz”.

LEXO EDHE:

VIDEO/ I riu me “C Class” i ikën policisë, efektivët shtrijnë në tokë gazetarin

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas