Aktori i humorit Agron Llakaj duket se nuk i pëlqen të jetë subjekt imitimi, ndonëse vetë nuk ngurron që të imitojë persona të njohur publikë.
Në një nga episodet e emisionit “Treshat”, vëllezërit Veshaj dhe Florjan Binaj shihen duke qeshur në mënyrën e tij. Mirëpo, Llakaj nuk ka ngurruar t’u kthehet.
“Ore çuna! Po mundohuni sinkron se kështu si e bëni ju, duket sikur unë leh e jo sikur qesh?!”- ka shkruar ai në ripostimin e videos së humoristëve, në llogarinë e tij personale në “Instagram”.
Ndonëse nuk i ka kursyer emoj-it që tregojnë se komenti është në nota shakaje, kuptohet qartazi se Llakaj nuk e ka pëlqyer aspak përpjekjen e aktorëve të rinj për ta imituar.
Etiketa: Agron Llakaj, Florjan Binaj, Vellezerit Veshaj