I infektuar apo jo? Nga e hëna përgjigjja del për 30 minuta, ja si mund ta bëni testin

Do të mjaftojnë vetëm 30 minuta për të mësuar nëse jeni apo jo të infektuar me COVID-19. Kur kemi hyrë në muajin e 10-të pandemisë dhe zërat për rritjen e nivelit të testimeve janë shtuar, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendimin për të përfshirë testet e shpejta të antigenit, të cilat do të nisin të aplikohen duke nisur nga kjo e hënë.

Gjatë një komunikimi dje, Manastirliu tha se janë 100 mijë teste gati për t’u vendosur në funksion.



“Ashtu sikurse e kemi thënë dhe përcaktuar bazuar në strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit, në funksion të kufizimit të përhapjes së infeksion it, kemi marrë të gjitha masat në kohë për përfshirjen e testimit të shpejtë të antigenit. Kemi siguruar në kontratën e parë 100 mijë teste të shpejta të antigenit, teste të cilat janë të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që janë tashmë të disponueshme në vendin tonë, gati për t’u vendosur në funksion të testimit diagnostik dhe hetimit epidemiologjik. Testimi i shpejtë i antigenit do të nisë nga dita e hënë, fillimisht në Tiranë dhe do të jenë epidemiologët që do ta kryejnë në kuadër të hetimit epidemiologjik në vatrat e evidentuara, të cilat do të vlerësohen prej tyre dhe që kanë një rëndësi kyçe për transmetimin e infeksionit, bazuar në udhëzuesin e miratuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe nga Komiteti Teknik i Ekspertëve”, tha Manastirliu.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, tha se për përgjigjen e testit do të mjaftojnë vetëm 30 minuta.

“Testi i antigenit që është siguruar është thuajse 100% efektiv. Mund të ketë edhe teste të tjera të shpejta, por nuk identifikojnë antigenin. Pra, kjo është e rëndësishme. Ky test përdoret për qëllime diagnostifikuese. Ajo çfarë është e rëndësishme tjetër është se ky test duhet të kryhet atëherë kur kemi një ngarkesë virale të lartë, brenda 5 ditëve të para të sëmundjes. Nëse do të kemi një person përtej 5 ditëve të para, atëherë do të bëhet testi PCR. Ka një efikasitet gati 100%. Kjo e afron atë me PCR dhe nuk ka nevojë të përsëritet. Përgjigjet merren brenda 30 minutave dhe kjo është një lehtësi shumë e madhe për hetimin epidemiologjik në kohë reale”, tha Bino.

Testet e shpejta do të nisin të kryhen fillimisht në Tiranë dhe pas datës 20 dhjetor do të nisin të shtrihen në të gjithë vendin.

Planifikimi për të bërë testimin e shpejtë të antigenit do të bëhet nga mjeku i familjes, sipas fashave orare të sistemit të ekzaminimit elektronik, gjë që lehtëson organizimin, shmang grumbullimet dhe siguron parametrat e grupuar të mbrojtjes së shëndetit.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252