Aktualitet

I infektuari theu izolimin dhe shkoi në klub nate, 280 persona futen në karantinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:40 - 05/07/20 |
mapo.al

Mjeku kantonal Solothurn në Zvicër dërgoi 280 persona në karantinë të enjten në mbrëmje, sepse një person theu izolimin dhe shkoi në një festë në një klub nate edhe pse ishte i infektuar.


Andreas Faller, avokat i specializuar në ligjin shëndetësor tha se personi në fjalë ka kryer veprën penale “Dëmi trupor”.


Kjo nënkupton që personi me vetëdije pranoi të infektonte njerëzit e tjerë me koronavirus. Kjo varet nga sa e rrezikshme është rrjedhja e sëmundjes së të infektuarve, nëse kjo tashmë përfshin dëmtim fizik.


Sa më serioze të jetë situata dhe nëse do të ketë edhe dëmtime të  përhershme tek të infektuarit, aq më e rëndë do të jetë akuza.


Avokati ka thënë “Dëm të thjeshtë trupor” është burgim deri në tre vjet ose gjobë, nëse një person i infektuar paraqet një ankesë penale. “Dëmi i rëndë trupor”, ndiqet sipas detyrës zyrtare, ku dënimi është deri në dhjetë vjet burgim.

Faller, ka sqaruar se: “Problemi është të vërtetoni se ai me të vërtetë infektoi personin tjetër”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas