Aktualitet

“Burg brenda burgut”, Emiljano Shullazi letër krerëve të shtetit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:52 - 13/08/20 |
mapo.al

Avokati i Emiljano Shullazit i është drejtuar me një letër krerëve të shtetit ku shpreh kundërshtinë për dërgimin e klientit të tij në regjimin 41Bis. Avokati e konsideron urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë si të kundërligjshëm dhe njofton se do të ndiqen të gjitha procedurat për rrëzimin e tij.


Por avokati i Shullazit thotë se kërkon vëmendjen dhe reagimin e presidentit Meta, kryeparlamentit Ruçi dhe kryeministrit Rama për këtë padrejtësi të madhe, sipas tij, që po i bëhet të dënuarit.



Sipas avokatit, Emiljano Shullazi nuk është dënuar për vepra penale të parashikuara për regjimin e 41Bis, ndërsa kontaktet brenda në burg me Gilmano Danin, kushëririn Blerim Shullazi dhe nipin Endrit Zela, avokati I justifikon duke theksuar se “daja do e takojë dhe do flasë me nipin e tij, do të kujdeset për të, e kjo nuk mund të quhet as kriminale e as e kundraligjshme”.


Ai sjell në vëmendje faktin se Emiljano Shullazi është i punësuar prej dy vitesh në bibliotekën e burgut dhe se sjellja e tij e mirë nuk justifikon vendimin për ta izoluar nga kontaktet me familjarët dhe miqtë e tij.

Emiljano Shullazi vuan dënimin me burg për veprat penale të gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Letra e Shullazit për Ramën, Metën dhe Ruçin


Etiketa: , , ,

Pas