ShowBizz

I jep fund martesës pas 3 vitesh, Adele: Djalin do ta rrisim bashkë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:42 - 20/04/19 |
mapo.al

Padyshim një nga këngëtaret më të mira dhe më të suksesshme në mbarë botën. Mirëpo një lajm i trishtë na vjen për të gjithë fansat e saj. Adele dhe bashkëshorti i saj Simon Konecki i kanë dhënë fund martesës së tyre. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i Adele ditën e djeshme, shkruan BBC.





“Adele dhe Simon do të divorcohen. Ata janë ndarë miqësisht dhe do të rrisin djalin e tyre bashkë. Çifti dëshiron të ruajë privatësinë nuk mund t’ju them më shumë, nuk kam asnjë koment tjetër”– thuhej në deklaratën e përfaqësuesit të 30-vjeçares.


Çifti janë njohur në vitin 2011. Gjithmonë kanë qenë disi të rezervuar për sa i përket jetës private. Këngëtarja u martua me Koneckin, sipërmarrës i një shoqate bamirësie, në vitin 2016 pas 5 vitesh lidhjeje.





Çifti tha se kërkon privatësi dhe nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyet e ndarjes. Ata janë prindërit e një djali 6-vjeçar, i cili sipas Adele, do të rritet nga të 2 prindërit.


1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas