Aktualitet

I jepet lamtumira e fundit “Dëshmores së Atdheut”, Zarife Hasanaj







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:52 - 10/05/19 |
mapo.al

Mes dhimbjes dhe lotëve i është dhënë sot lamtumira e fundit “Dëshmores së Atdheut”, Zarife Hasanaj. Homazhet në nderim të nëntetares që humbi jetën gjatë misionit të NATO-s në Letoni nisën prej orës 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Kryen homazhe të gjithë krerët e shtetit shqiptar si presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ushtarakë, efektivë policie dhe kolegë të të ndjerës. Në mesditë arkëmorti i mbuluar me flamurin kuqezi, u nis drejt monumentit “Nënë Shqipëri” ku do të prehet përjetë dëshmorja më e re e Atdheut.


<
>
arkemorti ushtarja1 ushtarja7 ushtarja18 ushtarja13 ushtarja15 ushtarja14 ushtarja12 ushtarja22 ushtarja21 ushtarja20 ushtarja19 ushtarja17 ushtarja16 ushtarja11 ushtarja10 ushtarja9 ushtarja8 ushtarja6 ushtarja5 ushtarja4 ushtarja3 ushtarja2 ushtarja

Me vendim të Këshillit të Ministrave, dita e sotme, datë 10 maj 2019 u shpall ditë zie kombëtare në nderim të Hasanajt, e mbetur e vrarë të hënën në bazën e NATO-s në Letoni, pas shpërthimit të municioneve luftarake.


Një ditë më parë, trupi i pajetë i nëntetares Hasanaj, u prit me një ceremoni ushtarake që u organizua në Rinas. Ministrja Xhaçka dhe zëvendësministri Koçi ndodheshin pranë familjarëve të 32-vjeçares. Arkmorti, i mbështjellë me flamurin kombëtar, u zbrit nga avioni i NATO-s dhe truprojat e nderit e mbajtën përgjatë pistës së aeroportit, për t’iu drejtuar më pas banesës në Babrru.



Edhe nisja nga aeroporti i Rigës ishte po aq dinjitoze. NATO, e cila ka 1400 trupa ushtarake në bazën Adazit të Letonisë, ku mes tyre ndodhen 20 specialistë shqiptarë, ishte kujdesur për një ceremoni të denjë.


Hetimet për shkakun e shpërthimit në depo, teksa po demontonin predha të kalibrit të madh, vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa gjithçka flet për një aksident dhe jo sulm. Një lajm i keq vjen nga mediat letoneze, ku RIGA raporton se gjendja shëndetësore e Major Klodian Tanushit është tepër e rëndë, ndërsa rreshter Julian Kapaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


LEXO EDHE:

Ceremonia në nderim të Hasanaj/ Rama: Sakrifikoi për atdheun


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas