Aktualitet

I jepet lamtumira Kujtim Alijas, figura simbol i festivaleve për fëmijë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:27 - 28/08/21 |
mapo.al

Përcillet për në banesën e fundit dirigjenti i njohur Kujtim Alija. Bashkia Shkodër ka organizuar sot një kortezh në kujtim të muzikantit i cili u nda nga jeta një ditë me parë nga një sëmundje e rëndë. Kortezhi parakaloi i shoqëruar nga banda frymore e qytetit nga qendra kulturore e fëmijëve ku Alija kontribuoi për shumë vite deri tek teatri “Migjeni”. Miq dhe familjarë të tij e qytetarë të Shkodrës bashkë me bandën frymore shoqëruan kortezhin në nderim të Mjeshtrit të Madh Kujtim Alija






Festivali i Këngës për Fëmijë, nga sot nuk do të ketë pjesë të saj një nga figurat simbol, “Mjeshtrin e Madh”, dirigjentin, pedagogun dhe organizatorin e palodhur, Kujtim Alija. Ai u nda dje nga jeta pas 1 viti betejë me sëmundjen, duke lënë një boshllëk të madh në jetën artistike të qytetit të Shkodrës, por jo vetëm, edhe të shqiptarëve që janë rritur me imazhin e tij teksa drejtonte artistikisht fëmijët, talentet e reja. Alija u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, pasi nuk ia doli që të mposhte sëmundjen që po e mundonte prej kohësh.


Kush ishte Kujtim Alija?
Kujtim Alija është një prej emrave me një kontribut të madh në muzikën shqiptare. Vinte nga një familje shkodrane intelektualësh, të cilët e donin arsimin dhe artin. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, nën drejtimin e dirigjentit, Artistit të Popullit, Rifat Teqja, mbas shkollës së muzikës “Prenkë Jakova” të Shkodrës. Pas diplomimit filloi punën në qytetin e Shkodrës ku ka organizuar dhe drejtuar koncerte e veprimtari të ndryshme artistike si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, me Filarmoninë e Shkodrës, Orkestrën frymore si dhe formacionin e harqeve.







1






Etiketa: , ,

Pas