Vijon në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca për personat e arrestuar në kuadër të operacioni policor Volvo 4, mes tyre dhe dy ish-deputetët e PS-së Arben Çuko dhe Arben Ndoka.
Në nisje të kësaj seance Astrit Abdylaj është shprehur se ai është një nga mbështetësit e Vangjush Dakos dhe ka thirrur ‘’Rroftë PS”.
Teksa ka vijuar të rrëfejë njohjet me Dakon, Avdyli tha se i ka shërbyer kryebashkiakut, pasi ka besuar tek programi i ti dhe i PS. Duke përfshirë më tej emra të njohur të politikës Avdyli tha se më herët i kishte shërbyer ish-kryeministrit Berisha dhe Agron Dukës, por më pas kishte ndërruar krah politik.
“Vangjush Dakos i kam shërbyer. Besoj në programin e tij dhe të të PS-së. Me herët i kam shërbyer Berishës dhe Agron Dukës. Por tani kam ndryshuar kah politik. Kam qenë i persekutuar, kam bërë burg politik”, ka pohuar Avdylaj në Gjykatë.
Po ashtu ai ka thënë se nuk ka njohje me grupin e “Ndokajve” në Lezhë, duke deklaruar se i ka njohur në burg.
Astrit Avdylaj është kreu i bandës së “Shijakut” i cili u arrestua bashkë me vëllanë Shkëlqim Avdyli dhe kushëririn e tij, Jasim Avdyli, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.
Familja Avdyli është mjaft e njohur në zonën e Shijakut, për shkak se zotëron një sërë biznesesh.