Një grua 31-vjeçare, e pastrehë, është qëlluar për vdekje në Rio de Janeiro vetëm disa sekonda pasi ajo i kërkoi një burri 25 cent për të blerë bukë.
Një kamera survejimi ka regjistruar momentin kur Zilda Henrique dos Santos Leandro po ecte në mes të rrugës dhe shihet që të flasë me Aderbal Ramos de Castro, të dielën në mëngjes.
Burri vazhdoi të ecte, duke e injoruar atë, deri kur dos Santos Leandro u kap me të dhe filluan të shkëmbenin fjalë.
Pamjet tregojnë dos Santos Leandro, e cila gjithashtu njihej si Neia, që u shmang dhe u tërhoq pas kur kuptoi që de Castro nxorri pistoletën, tip revolver kalibër 39. Ai e qëlloi atë për vdekje.
Për më shumë lexoni ‘Dailymail’.