Aktualitet

I kërkoi favore seksuale studentes, arrestohet pedagogu i Elbasanit





               Publikuar në : 09:33 - 18/09/19 |
mapo.al

Pas denoncimit në një emision investigativ, policia ka vënë në pranga pedagogun e Universiteti të Elbasanit që i kërkoi favore seksuale studentes në këmbim të notës.


Uniformat blu arrestuan 36-vjeçarin Denis Himci.



Policia ka vënë në pranga pedagogun me iniciale D.H., në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndalimi  i tij u bë pas transmetimit  të pamjeve filmike  në një emision investigativ, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme“, – thotë policia.


Për më shumë lexo:

Skandali/ Pedagogu i kërkon s*ks studentes: Do vish…?


Etiketa: , ,

Pas