Aktualitet

I kërkuar nga drejtësia gjermane, arrestohet në Morinë 47-vjeçari nga Kosova





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:05 - 02/06/20 |
mapo.al

Një kosovar është arrestuar nga Policia në Kukës këtë pasdite, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ‘vjedhja ne rrethana rënduese”.


Policia, nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat, bën me dije se H.H., 47 vjeç, ishte i dënuar nga gjykata Lokale Geilenkirchen/Gjermani me masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.


Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet burg.


Njoftimi i Policisë:


Qafë Morinë/Kukës

Arrestohet me qëllim esktradimi drejt Gjermanisë, një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Kapja, nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tiarna.

Shërbimet e Policisë Kufitare, me rihapjen e kufijve, kanë marrë masa duke shtuar kontrollet për kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar H. H. (K)., 47 vjeç, banues në Smolicë, Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale Geilenkirchen/Gjermani i ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet burg.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit.



CLOSE
CLOSE
Pas