Aktualitet

I kërkuar prej 2 vitesh për vjedhje me armë në Austri – Arrestohet 25 vjeçari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:39 - 10/01/21 |
mapo.al

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me armë arrestohet në Kukës, për ekstradim drejt Austrisë. Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet R.M., banues në Shkup.





I riu kërkohej prej dy vitesh pasi Gjykata e Vjenës, me vendim penal të datës 29 janar 2018, ka lëshuar urdhër-arresti për të, për veprën penale “Vjedhje me armë”.


Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.




Njoftimi i Policisë:


Kukës


Policia në bashkëpunim me Interpol Tiranën, vë në pranga një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Arrestimi provizor i 25-vjeçarit, me qëllim ekstradimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të shtetasit R.M., 25 vjeç, banues në Shkup.

Shtetasi R.M., u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Gjykata e Vjenës, Austri, me vendim penal të datës 29.01.2018, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Vjedhje me armë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas