Aktualitet

“I kisha shitur një tokë”…Zbulohet dëshmia e atentatorit të biznesmenit Niko Goro







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:10 - 17/10/20 |
mapo.al

Zbulohet dëshmia e atentatorit të vrasjes së biznesmenit 51-vjeçar Niko Goro në Himarë.


Sipas raportimeve mediatike, Kliti Leka ka deklaruar në momentin e parë të arrestimit se Niko Goro i detyrohej një shumë të majme parash për shkak të një toke të shitur.


Biznesmeni u ekzekutua mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Himarës, në zonën e njohur si “Markata”, pranë supermarketit të së motrës.



Leka qëlloi me 5 plumba në drejtim të Goros, duke e lënë të vdekur në vend.


Nga atentati mbeti e plagosur edhe e motra, e identifikuar me inicialet E.Q (57 vjeç), gjendja e së cilës paraqitet jashtë rrezikut për jetën.


LEXO EDHE:

“Para borxh?” Motivi i vrasjes së biznesmenit Niko Goro

 


Etiketa: , , ,

Pas