Kim Kardashian nuk ka fituar shpërblimin që pretendonte pasi akuzoi kompaninë “Misguided USA” për kopjim veshjesh. Nga 10 milionë dollarë shpërblim, Kim ka fituar vetëm 2.7 milionë dollarë.
Ylli i serialit “Keeping Up With Kardashians” deklaroi pak kohë më parë në gjykatë se “Misguided USA” jo vetëm që “përsërit pamjet e të famshmëve”, por “sistematikisht përdor emrat dhe imazhin e yjeve” për të promovuar faqen e internetit të saj.
Kujtojmë se shkak u bë pikërisht një fotografi ku shihej modelja kosovare Arbenita Ismajli duke pozuar për kompaninë e njohur të veshjeve me një fustan identik të kopjuar nga Kim Kardashian. Kjo e fundit reagoi përmes një statusi të publikuar nëpër rrjete sociale, duke thënë se kjo nuk ishte hera e parë që kompania në fjalë imitonte dizenjot e saj.