Këngëtarja suedeze Amanda Winberg ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Dua Lipa”. Ajo ka shpjeguar për mediat e huaja se në këtë mënyrë ka treguar vlerësimin që ka ndaj këngëtares me origjinë shqiptare.
“Dua Lipa është shumë tip dhe mendoj se të gjithë do të bënin gjithçka për të. Si unë, në këngën ku flas për djalin që pëlqej. Kur bëra këngën, Dua Lipa ishte personi i parë që mendova. Unë mendova: “Çfarë është më mirë se një akullore? Dua Lipa”, ka treguar këngëtarja.
Ditën e djeshme, u zyrtarizua lajmi se Dua Lipa do të këndojë kolonën zanore të filmit të ardhshëm James Bond, që pritet të dalë në muajin nëntor. Me dy çmime “Grammy” dhe një “British”, Dua po cilësohet momentalisht si artistja më e suksesshme shqiptare nëpër botë.