Kryesore

‘I latë pa atdhe shqiptarët në Kakavijë’, Xhaçka-Metës: Fjalë të papërshtatshme














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:43 - 16/08/20 |
mapo.al

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta lidhur me situatën e krijuar në Kakavijë.





Përmes një postimi në Facebook, Xhaçka shprehet se Presidenti po gjen fjalët më të papërshtatshme për një kryetar shteti, kur ai thotë se qytetarët po trajtohen nga qeveria si njerëz pa atdhe.


Statusi i Xhaçkës:





“Zoti President, keqardhje për prononcimet tuaja lidhur me situaten e krijuar ne kufi. Keta qytetare nuk jane as pa Atdhe e as pa shtet dhe prova per kete jane te gjithe ata djem e vajza, burra e gra me uniformen e ushtrisë, te policise apo të shëndetësisë, qe jane prane tyre dite e nate, ne kete situate vertetë shume te veshtire.



Pa llogaritur këtu strukturat e pushtetit vendor që nuk rreshtin së ndihmuari nga ora e parë e radhës së gjatë. Eshte vertete per te ardhur keq qe ne vend te nje inkurajimi, e pse jo të nje shprehje mirenjohjeje per punen qe po bejne ne kushte kaq te veshtira, ju gjeni fjalet me të papërshtatshme për një kryetar shtetit.


Nuk e meritojne kete as efektivet e FA, as ata te Policise se Shtetit, as ata te institucioneve shendetesore dhe as ata te strukturave vendore.

Lexo edhe :  Raporti i Vjenës, Meta: Shpopullimi rrezikon të kthehet në fatkeqësi kombëtare

Djem e vajza, burra e gra qe po japin maksimumin per tu perballur me nje situate qe ashtu si zjarret, termetet, e se fundi pandemia, nuk e kane shkaktuar as ata, as shteti, as atdheu, por qe atyre u ka rene barra ta perballojne dhe po e bejne me dinjitet e perkushtim te madh.

Qytetaret jane deshmitaret me te mire te kesaj te vertete. Dhe per hir te atyre qytetareve te bllokuar jo prej nesh, por prej nje situate qe haset sot ne kufij mes vendesh te ndryshem, nga Britania, Franca e Spanja e deri ne Turqi, Bullgari e Greqi, ne do te vazhdojme te japim maksimumin, sikurse kemi bere gjithmone.

E mirekuptojme shqetesimin, e mirekuptojme edhe kritiken, po sinqerisht nuk e gjejme dot kuptimin, aq me pak mirekuptimin, që Presidenti i Republikes te sulmoje qeverine e shtetin, duke folur per qytetare pa atdhe, ne keto kushte kur njerzilleku eshte nje minimum pa te cilin realisht nuk ka me sens te flitet”, shkruan Xhaçka.

LEXO EDHE: 

Situata në Kakavijë, Meta: Qytetarët shqiptarë s’mund të trajtohen si njerëz pa atdhe dhe pa shtet

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas