Jonida Maliqi, e cila përfaqësoi së fundmi Shqipërinë në Eurovision 2019 me këngën “Ktheju Tokës”, është përfolur për një lidhje dashurie me aktorin e humorit Romeo Veshaj.
Ky i fundit i kontaktuar nga “Xing.al” për t’u prononcuar në lidhje me lajmet që po qarkullojnë rreth tyre, raportohet se nuk ka dhënë asnjë përgjigje konkrete. E ndërkohë që as nga ana e Jonidës nuk ka patur një reagim, do të vazhdohet të besohet se midis tyre ka marrë jetë një romancë.
Risjellim në vëmendje se Jonida Maliqi u nda përpara dy viteve nga bashkëshorti i saj biznesmen Gent Prizreni, me të cilin ka edhe një djalë me emrin Dan.