Kryesore

Dalin pamjet e shoqërimit të dhunshëm të Alfred Lelës: Po ndihmoja një grua





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:06 - 17/05/20 |
mapo.al

Alfred Lela ka reaguar e ka shpjeguar pse u ndalua nga policia. Lela tha se u gjend në vendngjarje për të parë se çfarë po ndodhte. Isha aty si reporter, tha Lela, për të pasqyruar kronikën.


Lela tha se në një moment pati një debat me policinë, pasi u kërkoi llogari pse po shoqëronin një zonjë. Gazetari tha se kur ata po e tërhiqnin atë grua, ai ngriti edhe tonet.


Nga pamjet që kanë dalë në media, duket qartë se 5 policë morën më pas me forcë gazetarin dhe e përplasën në tokë, e prangosën dhe e dërguan në komisariat.


Më vonë, u mor vesh, që zonja për të cilën ndërhyri analisti, ishte ish-deputetja Silva Caka.


Në komunikimin me mediat, Lela u shpreh se nuk e dinte se bëhej fjalë për zyrtaren e LSI-, por theksoi se do ta kishte bërë atë veprim për çdo zonjë.

Gazetari u shpreh për News 24 se më kanë goditur disa herë dhe pa pikë droje. Ai shtoi se ishin të dhunshëm edhe verbalisht. Lela theksoi se i neverit dhe i përçmon ata policë dhe forca speciale me atë manifestim agresiv.

Momenti i sorollatjes nëpër godina, duke ja mbajtur kokën poshtë me forcë, ka qënë i pakëndshëm. Aty më pas, tha Lela, kur e pa veten në sheshin e Teatrit, mori sharje dhe fyerje nga civilë dhe zyrtarë të bashkisë.

Më tej, Lelën e kanë nisur në komisariat, sepse fillimisht nuk po gjenin dot pranga dhe makinë.

 


Etiketa: , , ,

Pas