Aktualitet

“I llastuari i të gjitha qeverive”, Ema Andrea sherr me Auron Taren














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:55 - 25/04/19 |
ro ot

Aktorja e njohur Ema Andrea dhe drejtori i Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare, janë përfshirë në një debat lidhur me memorialin në kampin e Tepelenës. Ema Andrea e quan Auron Taren “i llastuari i çdo qeverie”, ndërsa shprehet se qipariset në Kampin e Tepelenës janë kontribut i qindra qytetarëve shqiptarë.






“Qipariset ne Kampin e Tepelenes, i llastuari nga te gjithe qeverite Z. Auron Tare, jane kontribut i qindra qytetareve shqiptare, te cilet po ndertojne nje veper per te shpetuar kujtesen, qe nuk mbulohet me stalla hipizmi!”, shkruan Andrea.


Më tej ajo shprehet: “Mos lesho shashka mbi milionat qe paskan dhene te huajt vetem se ke privilegjin te dalesh ne televizor!







Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Auron Tares, i cili me anë të një komenti shprehet se qendrimi i saj nuk është korrekt, pasi sipas tij projekti është i financuar nga UNDP.





“Statusi Juaj mendoj se nuk eshte korrekt pasi ne se do te ishit interessuar prane kolegeve tuaj te nismes qe keni ndermarre mund te lexoni qarte se projekti qe ju i referoheni eshte i financuar nga UNDP dhe Qeveria Italiane me nga 70 mije euro secila”, – shkruan Tare.

Por Ema Andrea ka reaguar sërish, ndërsa shprehet: “Auron Tare Pergjigja juaj mbi financimet e te huajve nuk kane asnje lidhje me Qipariset qe ju ironizuat dhe Memorialin per te cilin jam angazhuar une dhe ekipi i MEMO-s”.

“Ne se te huajt kane financuar per projekte te memories dhe ju keni kundeshtime, lutem merruni me shtetet perkatese dhe jam e sigurt qe do t’ju pergjigjen. Besoj edhe institucionet shqiptare do tju pergjigjen, me trasparence si gjithmone! Asnje prej çfare shkruani, serish s’ka lidhje me qipariset apo punen tone per Kampin e Tepelenes!” thotë aktorja e mirënjohur.

Më poshtë të gjitha replikat në facebook mes Ema Andreas dhe Auron Tares

Ema Andrea: Qipariset ne Kampin e Tepelenes, i llastuari nga te gjithe qeverite Z. Auron Tare,jane kontribut i qindra qytetareve shqiptare,te cilet po ndertojne nje veper per te shpetuar kujtesen,qe nuk mbulohet me stalla hipizmi! Kam vene fytyren time dhe as mos e ço neper mend te besh interesantin me emrin dhe dedikimin tim!

Interesohu me parë!

Keta qiparise qe shume po permenden nga ty dhe aksioniste te paguar prej vitesh, kthyen vemendjen aty ku donin te mbillej harresa! Mos lesho shashka mbi milionat qe paskan dhene te huajt vetem se ke privilegjin te dalesh ne televizor!

Puna per ndertimin e Memorialit eshte bere e vazhdon te behet vetem prej dedikimit te njerezve pa asnje shperblim financiar e jo me perfitim! E bejme, sepse besojme (per fatin tend te keq, ka ende njerez te ndershem ne kete vend).

Ndertimi i Memorialit dhe Muzeut ka proçedurat perkatese. Jo te gjithe ne kete vend punojne pa rregulla e ligje!

***

Auron Tare: Pershendetje Ema. Nuk njihemi por ne distance kam respekt si artiste dhe si qytetari e angazhuar. Kur rastesisht shikoj ne TV apo degjoj ne radio qe flisni nuk e ndryshoj kanalin pasi me pelqen apo shpesh jam dakort me mendimet Tuaja. Nuk e kam fare idene se ku punoni dhe sot po mesoj qe jeni e angazhuar edhe ne projektin e Muzeumit ne Tepelene.

Personalisht ideja me ka pelqyer megjithese zhurma e madhe qe u be si dhe etiketimi me kampet e shfarosjes ne Gjermani nuk me ka pelqyer dhe kam folur edhe publikisht per kete gje. Kam qene dhe do te jem gjithmone partizan i mbeshtetjes se memories historike pasi ky vend po e humb me shume shpejtesi memorien e vet.

Shume vite me pare kam bere publikisht nje debat per ruatjen e Spacit si nje memorie e rendesishme e periudhes komuniste. Pra ne nje fare menyre jam dakort me idene e memories si te periudhes komuniste ashtu edhe para apo pas saj.

Por jam dhe do te jem gjithemone kunder cdo inisiative per te hedhur balte apo per te hiperbolizuar fakte historike. Kam vite qe merrem me arkiva (gje qe e bej ne kohen e lire dhe me shpenzimet e mija) dhe kam njohuri te mjaftueshme per te kuptuar cekesine dhe interesat e grupimeve te caktuara per ceshtje te caktuara.

Statusi Juaj mendoj se nuk eshte korrekt pasi ne se do te ishit interesuar prane kolegeve tuaj te nismes qe keni ndermarre mund te lexoni qarte se projekti qe ju i referoheni eshte i financuar nga UNDP dhe Qeveria Italiane me nga 70 mije euro secila.

Kjo e botuar ne shtypin e dites e shoqeruar edhe me infon e duhur pasi sic mund te jeni ne dijeni institucionet e huaja kane detyrim transparencen. Me poshte keni linkun e UNDP ku pershkruan qartesisht financimin e dhene si dhe termat e references. Po keshtu keni edhe nje dokument te firmosur po per kete projekt. Per sa i perket llastimeve, kuajve etje tj. nuk i jap rendesi pasi e kuptoj se jane gosip i zakonshem kafenesh te njerzve qe ne pergjithesi luftojne me intriga. Te pershendes!

***

Ema Andrea: Auron Tare Pergjigja juaj mbi financimet e te huajve nuk kane asnje lidhje me Qipariset qe ju ironizuat dhe Memorialin per te cilin jam angazhuar une dhe ekipi i MEMO. Per sa i perket gossip te mediave e dijme shume mire se si jane te orientuar. Ju, besoj,si njeri i angazhuar gjithmone ne drejtime te ndryshme,besoj se e dini qe eshte mire te interesohesh ne burim,ne kete rast Memo perpara se te nxirrni perfundime! Nuk kam nder mend te bej debat ne fb per menyren si e kuptojme raportin me te kaluaren,por pretendoj te mos ironizohet e as ngaterrohet puna e dedikimi im dhe i MEMO me te paverteta! Me vjen mire qe me ndiqni ne TV e tanime edhe ne fb ku mund te gjeni deshmi te trasparences se dedikimit tim per kete kauze ne shume evente(serish pa asnje pagese). Ne se te huajt kane financuar per projekte te memories dhe ju keni kundeshtime,lutem merruni me shtetet perkatese dhe jam e sigurt qe do tju pergjigjen.Besoj edhe institucionet shqiptare do tju pergjigjen,me trasparence,si gjithmone! Asnje prej çfare shkruani,serish ska lidhje me qipariset apo punen tone per Kampin e Tepelenes!

***

Auron Tare: Zonje. pa dashur te vazhdoj nje debat ne facebook, me vjen keq per pergjigjien pasi sic shkruajta me siper me shume bonses une e para nuk e di fare se ku punoni. Nuk kam asnje dijeni mbi angazhimet tuaja dhe detyrimisht nuk kam bere asnje lloj ironie me Ju apo me kedo tjeter qe kerkon te beje dicka te mire dhe te bukur ne kete vend. Por nuk mund te mos komentoj se per Projektin e kampit te tepelenes duket qartesisht nga dokumentacioni se eshte i financuar nga te huajt. ne se kane paguar apo jo per qiparisat nuk e di por me poshte mund te lexoni se per cfare kane paguar. me poshte po ju vendos pjese nga ajo qe kane paguar te huajt i cili eshte specifikisht per Kampin e Tepelenes dhe jo ne pergjithesi per memorien historike.

1


Etiketa: , , , , , ,

Pas