Aktualitet

“I love Çamëria” vendoset në Sheshin ‘Skënderbej’








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:25 - 20/06/19 |
mapo.al

“I love Çamëria” vendoset në sheshin ‘Skënderbej’. Në kuadër të 75-vjetorit të Genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, Shoqata Çamëria dhe PDIU kanë vendosur në sheshin qëndror të Tiranës, gërma 3D ku shkruhet “I love Çamëria”. Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, në një status në rrjetet sociale thotë se komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë do të luftojë për të drejtat e tij, derisa të egzistojë bota dhe shqiptari i fundit i Çamërisë. Shoqata Çamëria dhe PDIU organizojnë edhe Javën Çame duke filluar nga 22 qershori.


Postimi i Shpëtim Idrizit:


Tani në Sheshin Skënderbej…


75 vjet Genocid dhe spastrim Etnik!


Nuk ka komunitet të vogël apo të madh, ka komunitet që mundet nga padrejtësia, harresa, koha, vitet e ky komunitet është i destinuar të pushojë së egzistuari të asimilohet.


Ky nuk është rasti i shqiptarëve të Camërisë që ka 75 vjet që mban të gjallë kujtesën, kulturën, historinë, por që lufton çdo ditë e do të luftojë deri sa të egzistojë bota e shqiptari i fundit i Çamërisë për drejtësi e dinjitet.

Ne nuk harrojmë!

Koha për Çamëri!


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas