Këngëtari i njohur Daddy Yankee është mahnitur nga interpretimi me çifteli që një shqiptar i ka bërë këngës së tij “Con Calma”. E klikuar mbi 1 miliard herë në “You Tube”, kënga e puerto rikanit është rikonceptuar nga Jurgen Pecnikaj në një version “alla shqiptar”.
Videoja e shpërndarë nga vetë ai në rrjetin social “Instagram” ka marrë mjaft jehonë në rrjet, por ajo që nuk pritej ishte që Daddy Yanke ta pëlqente aq shumë këtë version, sa ta hidhte në profilin e tij. Videoja virale duhet thënë se tashmë premton shumë.