Kronika

I mbijetoi atentatit, Preng Gjini flet nga spitali: Nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e vëllait








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:03 - 18/09/20 |
mapo.al

Preng Gjini i mbijetoi atentatit me tritol dy ditë më parë te Ura e Selitës, në zonën e quajtur si Nisharaku.


Ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në bark, dorë dhe sy, pas lëndimeve të marra nga shpërthimi i fuqishëm. Teksa ka dalë nga gjendja e rrezikut për jetën, Preng Gjini është marrë në pyetje nga grupi hetimor ditën e sotme, ku ka treguar të gjitha lëvizjet që ka kryer në ditën kur ka ndodhur shpërthimi.


Gjatë marrjes në pyetje në spitalin e Traumës në Tiranë, Gjini është shprehur se nuk ka asnjë hasmëri me persona të tjerë, duke iu referuar kryesisht fisit Reçi, pas ekzekutimit me snajper të Kastriot Reçit në janar të këtij viti.



Sa i takon vrasjes së vëllait të tij në Rrëshen, ngjarje kjo e ndodhur rreth një vit më parë, Gjini është shprehur se ai nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij.


“Nuk kam konflikte me asnjë njeri. Kam ardhur në Shqipëri para një muaji për 1-vjetorin e vdekjes së vëllait. Kam jetuar më shumë jashtë se në brenda vendit. Disa minuta para shpërthimit kam marrë makinën, e cila është e djalit të hallës, e kam përdorur gjithmonë si pasagjer, atë ditë e mora ta drejtoj vetë. Më kanë vrarë vëllanë por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Gjatë ditës së atentatit nuk kam parë asgjë të dyshimtë”, ka rrëfyer Gjini.


Automjeti ku udhëtonte Preng Gjini, një “Mercedes Benz A Clas” u shkatërrua krejtësisht nga shpërthimi. Lënda eksplozive ishte vendosur në anën e djathtë të makinës, krahu i pasagjerit. Kjo pasi atentatorët e dinin mjaft mirë se Gjini nuk udhëtonte asnjëherë vetëm në makinë dhe gjatë gjithë kohës ka qenë pasagjer, pasi automjeti ishte i nipit të tij. Ky ishte edhe detaji që i shpëtoi jetën.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas