Aktualitet

I mbijetoi gripit spanjoll dhe 3 luftrave, 113 vjeçarja shërohet nga koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:33 - 12/05/20 |
mapo.al

Kjo është gruaja më e moshuar në botë e cila ka arritur të fitojë betejën me COVID-19.


113 vjeçarja nga Spanja, nënë e 3 fëmijëve u infektua nga koronavirusi në prill dhe ka qëndruar në vetëizolim në shtëpinë e saj.


Maria Branyas është me origjinë nga ShBA, San Francisko dhe ka arritur të mposhtë gripin spanjoll në vitet 1918-1919, dy luftrat botërore dhe luftën civile në Spanjë nga 1936-1939.


Sipas asaj që shkruan Daily Mail, ajo do të jetë pjesë e ekzaminimeve se si ka arritur që t’i mbijetojë virusit, duke qenë se kishte edhe sëmundje të tjera shpqëruese.


Maria tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe shprehet se ka kaluar situata edhe më të vështira.


Etiketa: ,

Pas