Aktualitet

“I mbylla gojën”-Rrëfimi i plotë i grekut që vrau gruan dhe fajësoi shqiptarët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:42 - 18/06/21 |
mapo.al

“Mbrëmjen e 11 Majit kemi patur një sherr tjetër. Ajo më nxorri nga shtrati dhe e pashë që po largohej për ta vendosur foshnjen në djep. M’u errësuan sytë dhe ndërsa ajo ishte duke bërtitur, shkova dhe i mbylla gojën me duart e mia. Kur kuptova që kishte vdekur, u përpoqa të mbuloja ngjarjen sepse është edhe një foshnje 11-muajshe për të cilën duhet të kujdesesha. Nuk kisha asnjë bashkëpunëtor, gjithçka e bëra vetë dhe u mundova ta bëja sa më të besueshme”.






Kjo është dëshmia që ka dhënë në polici burri vrasës në Greqi, Babis Anagnostopoulos, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare nga Britania e Madhe, Karolina, ngjarje e ndodhur më 11 Maj në shtetin fqinj.


Pas 8 orësh marrje në pyetje, piloti 32-vjeçar pranoi të gjithë krimin pasi u detyrua për shkak të provave që hetuesit grekë i vunë në dispozicion.





Gjatë hetimeve për këtë ngjarje, në shtypin grek u tha se kishte dyshime që grabitësit e banesës të cilët vranë Karolinën të kenë qenë shqiptarë dhe gjeorgjianë. Edhe vetë autori u shpreh më parë se njëri prej autorëve fliste shqip.

Lexo edhe :  Krim makabër në Greqi, 45-vjeçari digjet për së gjalli dhe varet në shtyllë


Kanë qenë 2 oficerë të policisë greke që qëndruan për plot 8 orë në dhomën e marrjes në pyetje duke bërë që 32-vjeçari “të thyhej” dhe të pranonte krimin e tmerrshëm. Ai tha se kishte frikë që 20-vjeçarja do ta linte dhe se martesa e tyre nuk po funksiononte.



Pranoi krimin pas 8 orësh në polici
Babis Anagnostopoulos u shoqërua nga policia greke mëngjesin e djeshëm në mënyrë urgjente me një helikopter. Shoqërimi u me qëllim për ta marrë edhe njëherë në pyetje, pasi grupi hetimor kishte administruar disa prova të reja, ndër to material biologjik që i përkiste atij.

Ai ka qëndruar në dhomën e policisë për tetë orë me radhë ku është marrë në pyetje për ngjarjen.

Pas insistimit të prokurorëve dhe hetuesve grekë, Babis Anagnostopoulos, 32 vjeç, me profesion pilot, ka pranuar se e ka vrarë ai bashkëshorten 20-vjeçare. Ai ka rrëfyer se nuk ka bashkëpunuar me askënd, duke shtuar se krimin e ka kryer i vetëm.

Inskenimin e ngjarjes si grabitje me pasojë vdekjen, Anagnostopoulos e ka bërë me qëllim që të fshihte gjurmët e tij te krimi dhe që foshnja të mos rritej e vetme.

16


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas