Reperja 23-vjeçare Loredana Zefi u akuzua disa ditë më parë nga një çift zviceran për mashtrim dhe për zhvatjen e 900 mijë frangave. Për t’iu përgjigjur këtyre akuzave, Loredana u shfaq sëbashku me bashkëshortin e saj, reperin Mozzik dhe avokatët e saj në një konferencë për mediat. Pyetjes nëse reperja do ta padisë çiftin zviceran për shpifje, avokati iu Loredanës iu përgjigj në mënyrë të nënkuptuar se nuk do ta bëjë diçka të tillë.
“Do e padisë ose jo? Nuk mund ta dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Por nuk besoj se Loredana ka ngelur me paditur dikë për shkak të dëmtimit të imazhit dhe jua garantoj se publicitet të dëmshëm nuk ka vetëm sa ia ka rritur publicitetin e saj”– u shpreh fillimisht avokati i reperes kosovare.
“Sepse këtu jeni rreth 50 gazetarë dhe 25 kameramanë dhe 10 milionë shqiptarë që po e ndjekin. Ja çfarë publiciteti është marrë. A e dëmton reputacionin e shqiptarëve? Besoj se nëse Loredana ka mbetur për të përfaqësuar shqiptarët e Zvicrës,është shumë mirë”– përfundoi ai.