Aktualitet

Korçë – I morën qytetarit 5 000 euro përmes mashtrimit, 2 të arrestuar (EMRAT)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:12 - 11/05/21 |
mapo.al

Policia ka arritur të arrestojë dy persona, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin mashtronin qytetarët, me qëllim përfitimin e shumave të caktuara monetare






Sipas policisë, dy të arrestuarit ndër të tjera dyshohet se i kanë marrë një shtetasi shumën prej 5000 euro.


Në pranga ka rënë Eduart Jaku dhe Majre Toska.





Njoftimi i policisë:



Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.



Bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke mashtruar persona të tjerë, në qytetet e Tiranës, Korçës dhe Përmetit, për të përfituar shuma parash prej tyre, vihen në pranga 2 shtetas.  Njëri prej të ndaluarve dyshohet se ka kryer edhe 5 raste të tjera mashtrimi në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur ndalimin e shtetasit E. J., 36 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetases M. T., 26 vjeçe, banuese në Trevllazër, Vlorë.

Lexo edhe :  Shpërndanin heroinë e mbanin automatik pa leje, arrestohen babë e bir në Korçë

Shtetasi E. J. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, iu ka marrë dy shtetasve në qytetin e Korçës, shumat 1800 euro dhe 800.000 lekë. Në momentin e ndalimit në rrugë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Pas verifikimeve, shtetasi E. J. ka rezultuar i shpallur në kërkim edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, më datë 18.02.2021, për të njëjtën vepër penale.

Ndërsa ndalimi i shtetases M. T. u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se i ka marrë një shtetasi nga fshati Petran, Përmet, nëpërmjet mashtrimit, shumën 5000 euro.

Veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë rast po kryhen nga Komisariati i Policisë Përmet.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas