Historia e Gerald Cotten ka bërë xhiron e rrjetit sot në mbarë botën. Madje ky ishte një nga lajmet më të lexuara edhe në Mapo.al.
30-vjeçari vdiq papritur gjatë një udhëtimi në Indi. Duket si një lajm pa lidhje apo jo? Por Cotten ishte themelues i një prej kriptomonedhave më të mëdha në Kanada, QuadrigaCX.
Vdekja e tij ka bërë që ai të marrë ‘me vete në varr’ mbi 190 milionë dollarë. Ai ishte i vetmi që kishte fjalëkalimet për llogaritë e klientëve.
Për momentin një gjykatë ka ngrirë çdo veprim që mund të bëhet nga klientët e zemëruar, që duan të ngrenë padi.
Për të mbrojtur klientët, QuadrigaCX i kishte kaluar shumicën dërrmuese të parave në një ‘llogari të ftohtë’, ku kishte akses vetëm bosi i vdekur në Indi.
Historia i ngjan një trilleri të vërtetë pasi së fundmi është raportuar se Cotten mund të ketë mashtruar për vdekjen e tij në mënyrë që të përfitojë paratë. Kjo për shkak se është vënë re se ka pasur disa lëvizje në llogari.
Morali i fabulës? Bëni kujdes kur merreni me kriptovalutat.