Aktualitet

I mori jetën 43 personave, përurohet ura e re në Xhenova





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:07 - 28/04/20 |
mapo.al

Ishte 18 gushti i 2018, një ditë plot shi, kur qyteti i Xhenovës u zgjua nga një prej lajmeve më dramatike të historisë së saj.


Ura “Morandi”, që bashkonte pjesën lindore me atë perëndimore të qytetit, për një defekt në strukturë u shemb në pak sekonda, pa lajmërim, duke marrë me vete jetën e 43 personave, mes tyre edhe dy shqiptarë, Marius Djerra dhe Edi Bokrina.



Sot ura e re që do zëvendësojë të shemburën është përuruar zyrtarisht nga kryeministri Giuseppe Conte, pas 620 ditësh punë të vrullshme, me tre turne që nuk është pezulluar edhe në fazën më kritike të epidemisë të koronavirusit.


I realizuar i tëri në çelik, ura është e gjatë 1067 metra, e mbajtur nga 19 kolona që e mbajnë 40 metra  nga toka.

“Kjo është një ditë speciale, një shenjë që shteti nuk  e ka harruar Xhenovën, edhe pse plaga nuk do të harrohet kurrë, ashtu si dhe përgjegjësitë asaj tragjedie”, deklaroi kryeministri italian gjatë ceremonisë së bashkimit të trasesë.

Ura do të jetë gati për qarkullimin  e makinave gjatë muajit korrik të këtij viti, duke bashkuar sërish qytetin italian.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas