Thursday, July 7, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

I mori jetën COVID, mjekut të kombëtares i jepet lamtumira e fundit

by mapo.al
14/09/2021
in Aktualitet, Sport
0

Mjeku fizioterapist i Kombëtares shqiptare të futbollit, Ylli Mihali që ndërroi jetë mëngjesin e së hënës, më 13 shtator u përcoll ditën e sotme me nderime për në banesën e fundit.

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi homazhet për të ndjerin në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Në këtë ceremoni morën pjesë Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, familjarë, shokë, miq e dhjetëra anëtarë të komunitetit të futbollit, të cilët shprehën ngushëllimet për largimin e parakohshëm nga jeta të Ylli Mihalit.

Presidenti Duka, i prekur nga kjo ngjarje që ka trishtuar të gjithë botën e futbollit shqiptar shprehu ngushëllimet për familjen Mihali, duke theksuar se Ylli nuk ishte vetëm një profesionist i mirë, por mbi të gjitha një djalë i shkëlqyer.

“Sot është një ditë e trishtë, për mua dhe futbollin shqiptar. Kemi humbur një nga njerëzit më të mirë dhe më të dashur, i cili ka kontribuar për 27 vite në futbollin shqiptar. Mbase pak e kanë njohur në ndeshjet, por ata që kanë luajtur dhe ju mediat që keni qenë pranë ekipit Kombëtar e kanë ndjerë shumë. Një djalë i shkëlqyer dhe fizioterapist padyshim shumë i mirë, një njeri i pakursyer për të ndihmuar të tjerët. Më vjen keq që nuk arritëm që të gjithë ta ndihmonim, ta mbanim në jetë Yllin, por ishte e pamundur.

Ky COVID-19 i mallkuar na ka dhënë shumë dhimbje të tjera gjithashtu dhe sot shumë dhimbje për futbollin shqiptar. Doja të ngushëlloja familjen, miqtë e Yllit, futbollistët të cilët kanë qenë të trishtuar jo vetëm ata që kanë luajtur për ekipin Kombëtar, por edhe ata që kanë kaluar nëpër ekipet Kombëtare. Nuk kam fjalë, u prehtë në paqe! Ai e ka shkruar historinë vërtetë, të paktën për ne që e kemi njohur nga afër nuk do ta harrojmë kurrë! Ashtu siç e kishte emrin, Yll ashtu ishte dhe në të vërtetë”, u shpreh Duka.

Ylli Mihali u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me Covid-19 në moshën 55 vjeçare.

Tags: Covid-19KoronavirusiMjeku i kombetaresNdërron jetëYlli Mihali

JU SUGJEROJME

Autobusi po vjen bosh në Tiranë/ Bilali: Shkodranët kanë treguar që gjithmonë kanë pasë “zâ” kur duhet!
Aktualitet

Autobusi po vjen bosh në Tiranë/ Bilali: Shkodranët kanë treguar që gjithmonë kanë pasë “zâ” kur duhet!

07/07/2022
“Atë që Skënderbeu e bëri me shpatë, unë dua ta bëj me penë”, deklaronte dikur Kastriot Myftaraj
Aktualitet

“Atë që Skënderbeu e bëri me shpatë, unë dua ta bëj me penë”, deklaronte dikur Kastriot Myftaraj

07/07/2022
Protesta e 7 korrikut/ Kuksianët mbushin autobusët për t’u nisur drejt Tiranës
Aktualitet

Protesta e 7 korrikut/ Kuksianët mbushin autobusët për t’u nisur drejt Tiranës

07/07/2022
DW: Thirrje antishqiptare në Maqedonia e Veriut, situata ende e tensionuar
Bota

DW: Thirrje antishqiptare në Maqedonia e Veriut, situata ende e tensionuar

07/07/2022
Next Post
Makina përplas motorin në Durrës, plagoset 36-vjeçari

Makina përplas motorin në Durrës, plagoset 36-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Autobusi po vjen bosh në Tiranë/ Bilali: Shkodranët kanë treguar që gjithmonë kanë pasë “zâ” kur duhet!
  • “Atë që Skënderbeu e bëri me shpatë, unë dua ta bëj me penë”, deklaronte dikur Kastriot Myftaraj
  • Protesta e 7 korrikut/ Kuksianët mbushin autobusët për t’u nisur drejt Tiranës
  • DW: Thirrje antishqiptare në Maqedonia e Veriut, situata ende e tensionuar
  • Ra pre e mashtrimit, e reja denoncon shqiptarin nga Kosova: Më vodhi një shumë parash



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In