Aktualitet

I mori makinën për t’ia rregulluar por s’e ktheu më tek pronari – Ekstradohet nga Italia 28-vjeçari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:01 - 21/12/20 |
mapo.al

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nën akuzat për mashtrim, është kapur në Itali dhe po ekstradohet në Shqipëri. Bëhet fjalë për Lirim Islamaj, lindur dhe banues në Durrës.





I riu ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar me 4 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”.


Më nëntor të 2015-s, Islamaj ka marrë automjetin e një qytetari në Fier, nën justifikimin për ta rregulluar në një servis në Durrës, dhe nuk ia ka kthyer më pronarit të ligjshëm.




Njoftimi i Policisë:


Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët, një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar kapet dhe ekstradohet drejt vendit tonë.


Në vijim të bashkëpunimit të ZQK INTERPOL Tirana me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga në Itali, shtetasi shqiptar Lirim Islamaj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Lexo edhe :  Italiani "1 milion eurosh" arrestohet për mashtrim në Tiranë

Shtetasi Lirim Islamaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në nëntor 2015, shtetasi Lirim Islamaj i ka marrë automjetin shtetasit A. T., banues në Fier, për ta rregulluar në një servis automjetesh në Durrës dhe nuk ia ka kthyer më këtë automjet pronarit të ligjshëm.

I dëmtuari, më datë 11.01.2016, ka bërë kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Durrës, për vjedhje të automjetit me anë të mashtrimit.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës me Interpol Romën u bë e mundur kapja dhe ekstradimi i shtetasit Lirim Islamaj drejt vendit tonë.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas