fbpx

Bota

I moshuari që fitoi 345 milion dollarë nga një biskotë fatsjellëse





               Publikuar në : 09:29 - 06/06/19 |
mapo.al

E pabesueshme, por e vërtetë. Fituesi i një llotarie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë i pasur falë numrave të një biskote. Charles W.Jackson Jr. mori një biskotë nga mbesa e tij, e cila e kishte blerë në një restorant vietnamez dhe vendosi që numrat ti përdorë për llotarinë.

Fundjavën e kaluar, ai u shpall fitues dhe mori 344.6 milionë dollarë. 66-vjeçari ka zbuluar se pjesën më të madhe do ta dhurojë për bamirësi. Ai tha se shpreson që të mos ndryshojë për shkak të pasurisë. Me paratë do çojë gruan me pushime në Vietnam, ndonëse ka qenë më shumë se 20 herë.






Etiketa: ,

Pas