Mozzik nuk resht së treguari dashurinë që ndjen ndaj vajzës së vogël Hana. Së fundmi, reperi u ka zbuluar ndjekësve të tij në “Instagram” se ka pikturuar në parakrah pikërisht fytyrën e saj ëngjëllore.
“Faleminderit shoku për këtë punim madhështor. Hana, vajza ime”-ka shkruar Mozzik krahas fotos së publikuar, ku i vihet re tatuazhi.
Mozzik është ndarë nga nëna e së bijës, Loredana. Ndonëse arsyet nuk janë bërë të ditura, çifti ka lënë të kuptohet përmes intervistave të ndryshme se raportet e tyre do të vijojnë të jenë të mira, për hir të Hanës.
Ndarja e çiftit të artistëve erdhi pak kohë pasi një çift zviceran akuzoi publikisht Loredanën për mashtrim dhe zhvatje të një shume prej rreth 700 mijë frangash. Kujtojmë se reperja 24-vjeçare është momentalisht nën hetim.