Aktualitet

I nxehti afrikan nuk ikën, meteorologët: Ja kur freskohet moti














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:29 - 01/08/21 |
mapo.al

Edhe për këtë javë që sapo ka nisur, vendi ynë do të vijojë të jetë i “mbërthyer” nga i nxehti Afrikan por fundi i javës më në fund sjell një lehtësim.






Por pse?


Siç u theksua edhe më lart, fillimi i javës si dhe ditët në vijim (dita e Hënë deri ditën e Mërkurë) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë. Kjo për shkak se mbi vendin tonë do të vijojnë ndikimin e tyre masat e nxehta nga Afrika e Veriut.







Duke filluar nga dita e Enjte situata meteorologjike ndryshon pasi fillon terheqja e masave të nxehta dhe zëvendësohen nga ato më te freskëta me origjinë nga veriperëndimi.



Moti (dita e Enjte) do të jetë i kthjellët por me alternime vranësirash më të theksuara në zonën e veriut ku do të shoqërohen me reshje shiu. Ato të do jenë të dobta dhe sporadike dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtër.



Po ashtu edhe për ditën e Premte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kësaj rradhe më të theksuara në zonën e jugut.

Reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët. Përreth relieveve malore në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër. Përgjatë vijës bregdetare do të jenë sporadike në formën e pikave.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas