Kryesore

I nxehti afrikan/ Parashikimi i motit sot








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:39 - 14/08/20 |
mapo.al

Ditën e sotme pritet që vendi ynë të ndikohet nga të njejtat kushte atmosferike.


Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.


Edhe nesër pritet të jetë një tjetër ditë e nxehtë. Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 16°C në relievet malore deri në 24°C në ato të ulta.


Por në vlerat e mesditës pritet në rritje prej 1-2 gradësh dhe temperatura të parashikuara deri në 33°C deri në 37-38°C në ato të ulta dhe bregdetare.


Era do të jetë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s.



Etiketa:

Pas