Aktualitet

I nxehti afrikan ‘përvëlon’ Europën, prek edhe SHBA-në






               Publikuar në : 15:56 - 22/07/19 |
mapo.al

Vala e të nxehtit ekstrem është rikthyer në Europë dhe duket se ka prekur edhe Shtetet e Bashkuara. 21 departamente në Francë kanë lëshuar alarmin portokalli. E njëjta situatë paraqitet edhe në Britani të Madhe, Spanjë e Portugali, ku autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të shmangin orët e pikut.


Ndërsa kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blazio shpalli gjendjen e emergjencës për t’i bërë ballë të nxehtit, si dhe për të shmangur pasojat në jetë njerëzish. Mendohet se mbi 200 milionë banorë do të preken nga pasojat e temperaturave të larta që pritet t’i tejkalojnë 38 gradë celsius, nivel ky i pazakontë për kontinentin amerikan.

Sipas shërbimeve meteorologjike, termometri do të shënojë në Europë rreth 36 gradë celsius, ndërsa gjysmën e dytë të javës pritet të arrijë deri në 41 gradë. Në valën e parë të të nxehtit afrikan, Franca regjistroi temperaturën më të lartë, 46 gradë celsius, që përbënte edhe rekord historik për vendin transalpin.

<
>
gettyimages-1152506393_wide-e077c0853ca6d37b72904442b8f07717c41a04c2-s1100-c15 francuska-Geoffroy-VAN-DER-HASSELT-AFP xet img906321



Pas