Aktualitet

I nxehti ekstrem në SHBA, paralajmërohen temperatura deri në 50 gradë celsius





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:46 - 01/08/20 |
mapo.al

Meteorologët në SHBA parashikojnë një gusht ekstremisht të nxehtë, që kërcënon vërtet amerikanët në këtë periudhë pandemie, duke nisur nga kjo fundjavë kryesisht në shtetet jug-perëndimore.


Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë paralajmëroi se temperaturat mund të arrijnë deri në 50 gradë, në shtete si Kalifornia, Utah, Arizona dhe Nevada, përfshirë edhe Las Vegas.


Temperaturat e larta do të përfshijnë të gjithë rajonin, ndërsa qytetarëve i është kërkuar që të respektojnë jo vetëm rregullat ndaj Covid-19, por edhe këshillat e ekspertëve për motin e nxehtë, ndaj duhet të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi.


Termometri arriti në 46 gradë të premten në Feniks, Arizona dhe Kaliforni në atë që Shërbimi Kombëtar Meteorologjik e cilësoi si vapë të rrallë, të rrezikshme dhe vdekjeprurëse.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas