Aktualitet

I nxehti nuk ikën – Parashikimi i motit për ditën e sotme














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:10 - 09/07/21 |
mapo.al

Të ndodhur tashmë në stinën e verës edhe për dy ditët në vijim vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.






Në këtë mënyrë për ditën e sotme, e premte 9 korrik, moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.


Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në relievet e larta malore dhe lokalisht në kohë afatshkurtër do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.







Temperaturat do të shënojnë vlera të larta deri në 39 gradë celcius në Gjirokastër, Elbasan dhe Berat.



Edhe per ditën e Shtunë moti do të jetë kryesisht i kthjellët por nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë vranësira kalimtare (përjashtuar vijën bregdetare). Në relievet malore në lindje parashikohen reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve dhe lokalisht shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.



Sa i përket temperaturave ato për ditën e sotme do të vijojnë të mbeten të larta ndërsa për ditën e shtunë parashikohet një rënie e tyre kryesisht në vlerat e mesditës.

Parashikim i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas