Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku protagonistë janë dy shqiptarë, kunetër me njëri-tjetrin. Pas një sherri për motive banale, kunati i madh ka sulmuar me thikë kunatin e vogël. Mediat italiane raportojnë se i plagosur ka mbetur një 30 vjeçar shqiptar.
Ai është paraqitur në spital me plagë të rënda. Policia ka venë në pranga autorin 40-vjeçar. Nga informacionet e mediave italiane, sherri mes tyre nisi pasi autori kishte ofenduar bashkëshorten e shqiptarit të plagosur. Kjo ka bërë që dy kunetërit të konfliktoheshin, e për pasojë shqiptari mbeti i plagosur. Ndërsa 40-vjeçari pritet të akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.