Aktualitet

I pafat Briken Calja, vetëm 1 kg i heq medaljen Olimpike, e mbyll në vendin e 4














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:17 - 28/07/21 |
mapo.al

Vetëm 1 kg i mallkuar i heq Shqipërisë të drejtën për të festuar për herë të parë një medalje Olimpike.






Briken Calja ishte vetëm një hap larg këtij suksesi që kaq shumë e kemi ëndërruar, në fund e mbyll në vendin e katërt në dygarësh duke vendosur një rekord të ri për Shqipërinë, për herë të parë në histori arrijmë një pozicion të tillë në Lojërat Olimpike.


Briken Calja shtyu trupin e tij përtej çdo limiti në stilin e shtytjes, dukshëm u dëmtua pas provës së parë ku arriti të ngrinte 184 kg.







Në provën e dytë, Calja nuk arriti të mbaj lart 188 kg por në provën e tretë luajti gjithçka për gjithçka duke mbajtur me shumë sforco 190 kg, peshë kjo që i dhurojë vendin e tretë në këtë stil por jo mjaftueshëm për tu dhuruar medalje bronzi në dygarësh.



Në shkëputje, Calja arriti realizonte vetëm një provë të saktë me 151 kg, mbase ky është dhe mëkati më i madh, mund të bënte diçka më shumë në këtë stil. Calja ishte nga të paktat shpresa që Shqipëria të fitonte një medalje në “Tokyo2020”.



Konkurrenca ishte jashtëzakonisht shumë e madhe në peshën deri në 73 kg ku kinezi Zhiong Shi vendosi tre rekorde olimpike, në fund e mbylli me 364 kg.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas