Kronika

I penduari i vrasjeve në Durrës që mund të zbardhë atentatet në Tiranë dhe Elbasan





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:35 - 05/05/20 |
mapo.al

Kujtojmë se dy ditë më parë gjykata e Durrësit caktoi ndaj Altin Ndocit dhe Klevis Allës masën e sigurisë “arrest me burg” me akuzën e vrasjes kryer bashkëpunim me paramendim.


Dëshmitë e 22-vjeçarit Klevis Alla, i cili bashkëpunoi me policinë duke treguar se ku kishin hedhur armët e krimit të përdorura në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia më 27 Prill të këtij viti, duket se po çojnë në zbardhjen e disa atentateve në Elbasan dhe Tiranë.


Dyshohet se Alla dhe Ndoci bënin pjesë në një grup kriminal të quajtur “Sakati”, grup i cili herë pas here kryente dhe grabitje.


Altin Ndoci, është një personazh i skeduar për vjedhje dhe dyshohet, duke u verifikuar tashmë, për një tentativë grabitje në Fier, ku një nga autorët mbeti i vrarë nga policia, ndërsa një tjetër i plagosur.


Tashmë kanë nisur hetimet me imtësi për disa atentate. Bëhet fjalë për tre atentate, ku dyshohet se kanë lidhje me përplasjet mes grupeve kriminale.

Ky grup kriminal po hetohet se mund të ketë kryee atentate me armë edhe në Tiranë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kanë zbuluar një prej grupeve më të rrezikshme në vend që do çojë ne zbardhjen e shumë ngjarjeve.

Dyshohet se anëtarët e këtij grupi kriminal qëndrojnë edhe pas tre atentateve mafioze në Peqin por dhe armatimit të rëndë, që u gjend në ambientet e karburantit në pronësi të biznesmenit, Ilir Beko në Papër.

Të dhënat e grumbulluara nga policia kriminale ngrenë dyshime se një grup djemsh që veprojnë në zonën e Peqinit, janë të dyshuar si autorë të katër ngjarjeve shumë të rënda, të ndodhur në këtë zonë të vogël. Grupi që vepron në këtë zonë dhe që shpesh aktivizon qitësa me pagesë njihet si grupi i “Sakatit”.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas