Kronika

I përfolur për disa ngjarje kriminale, arrestohet i forti i Elbasanit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:57 - 03/05/20 |
mapo.al

Policia arrestoi mëngjesin e sotëm Bledar Muçën, mikun e familjes Çapja, pasipërplasi me makinë një polic të burgut të Peqinit teksa po udhëtonte me motorçikletë.


Mësohet se aksidenti ndodhi pikërisht përballë hotelit “Univers”, i cili është në pronësi të familjes Çapja dhe që njihet si zona e operimit të Muçës dhe grupit që e shoqëron.


Aksidenti ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa polici i burgut të Peqinit Hekuran Pisha është në gjendje të mirë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se Muça nuk ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke pritur aty policinë dhe autoambulancën për marrjen efektivit të burgjeve dhe dërgimin e tij në spital.


Bledar Muça është një personazh tepër i njohur për drejtësinë në Elbasan pasi akuzohet se vrau në vitin 2009 Roland Rexhepin dhe i bëri atentat vëllait të tij në vitin 2011 po në Elbasan.


Ai njihet për afërsinë me Florenc Çapjan dhe në korrik të vitit 2016 të dy ata ishin objektiv i një atentati, për të cilin policia akuzoi më pas Shkëlzen Hasanpapajn. Ky i fundit u arrestua jashtë Shqipërisë dhe u ekstradua këtu me kërkesë të Interpol Tiranës. Në atë atentat, Muça mbeti i plagosur rëndë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas