Aktualitet

I përfshirë në trafik droge – KLP vendos sot për prokurorin Maksim Sota














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:44 - 05/07/21 |
mapo.al

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos sot për prokurorin e Vlorës, Maksim Sota, i cili ndodhet në masën “arrest shtëpie”, pasi u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti”. KLP pritet që të pezullojë Sotën, deri në përfundim të hetimeve, ashtu siç e parashikon ligji.






Kujtojmë se prokurori Sota u arrestua pas operacionit ndërkombtar që u shtri në disa shtete, ndërkohë që ai akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”.


Në dosjen e Prokurorisë, janë përgjimet e grupeve kriminale, si dhe dëshmitë e të penduarve të drejtësisë, të cilët kanë rrëfyer para autoriteteve italiane fakte e prova që kompromentojnë dhe implimentojnë në veprimtari kriminale prokurorin Maksim Sota.







Donjol Drolli, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, u shpreh se kreu i grupit kriminal, Ilirjan Ducellari, ku ai bënte pjesë, i kishte siguruar shtëpi me qira prokurorit Sota jashtë Shqipërisë, ku ai qëndronte me bashkëshorten dhe fëmijët.




Sipas tij, prokurori kishte dijeni që Ilirjan Ducellari (Zaimi) ishte i përfshirë në trafik droge dhe pavarësisht kësaj ai ka qëndruar në këtë banesë.



1


Etiketa: , , , ,

Pas