Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është përballur me zemëratën e reperit Stresi, pasi përmendi në një tavolinë emrin e tij dhe të babait, Sali Lushaj, duke iu drejtuar këtij të fundit: “Ik o Sali nxirr çunin nga burgu!”
Reperi i ka kushtuar Veliajt një postim të gjatë në “Instagram”, ku nuk e ka kursyer ironinë. Duke i përmendur ndër të tjera dasmën me shpenzime marramendëse në kalanë e Gjirokastrës, Stresi i kërkon publikisht që të ushtrojë funksionin e kryebashkiakut me nder.
“Burrat në Tropojë nuk shesin fiq Erjon, nuk di a ke informacion?!! Nuk na paguan mami dasëm; as nuk mburremi me gratë e shtëpisë. Aq më shumë që nuk lejojmë kryetarët e partisë të na i shajnë kurva (me erdhi keq për zonjën tënde kur ta ofendoi padroni yt)”-ka shkruar mes rreshtash Stresi.
Por përpara se të vinte ky reagim nga ana e Stresit, Erion Veliaj është thumbuar edhe nga partnerja e tij, Kejsi. “Kryetari i bashkisë qenka shumë pa informacion”- ka shkruar Keisi në profin e saj në “Instastory”, duke iu referuar faktit se tanimë Stresi ndodhet jashtë qelisë së paraburgimit.
https://www.instagram.com/p/BzVUxL0HQ_C/?utm_source=ig_embed