Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Bulqizë. Mësohet se makina ka përplasur një grua dhe një fëmijë
Burime bëjnë me dije se dy personat e plagosur do të transportohen me helikopter drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Identietet e tyre ende nuk bëhen me dije ndërsa rrethanat e aksidentit janë të paqarta.
Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.