Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vijon akuzat dhe ironitë në adresë të Prokurorisë e cila sipas tij po bëhet pengesë për gjyqin te Krimet e Rënda. Sot u shty për herë të tretë seanca pasi siç tha Tahiri, organi i akuzës kishte hunbur tre fashikuj me dokumente. Pas deklaratave me tone të forta jashtë Gjykatës, Tahiri nuk është ndalur me kaq teksa ka postuar në Facebook një fotomontazh ku duket më i vjetër, me rrudha dhe thinja, bashkë me një shënim: “Duke pritur gjyqin”.
Postimi i Tahirit
Duke pritur gjyqin….😜😜😜😜
Nje gjyq qe duhet te ishte shembull korrektese e profesionalizmi, u shty edhe sot. Hera 1re u shty se posta padashje kishte grisur letrat. Hera e 2te se polici nuk kishte bere njoftimet. Hera e 3te (sot) se Prokuroria kishte humbur ca letra e nuk i gjente dot. Letrat me te cilat kerkoi arrestimin tim ne parlament, sot i kishin humbur.
QESHARAAAAAKE!!!!!
Shty e shty e shty…por dita ime nuk largohet dot 💪💪💪
LEXO EDHE: